I lodhur nga vapa? Rama habit me përgjigjen ndaj qytetarit që kërcënon me vetëvrasje
Kryeministri Edi Ramë është përplasur dhe ka debatuar hapur me qytetarët në qarkun Elbasan në kuadër të "turit të llogaridhënies".

Por ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Elbasanit për të dëgjuar hallet e popullit, është bezdisur, pak nga vapa e pak nga njerëzit.

"Unë jam pa bukë. Pa punë unë, çuni dhe gruaja"- deklaroi një qytetar duke shtuar se i ka mbetur vetëm të "vejë litarin".

Por Rama i merzitur nga hallet e i lodhur nga vapa, i është drejtua me fjalët "Ulu, boll" dhe më një ton plot irritim duke mos i dhënë asnjë përgjigje tjetër. /albeu.com/



Shtuar më 02/06/2018, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori