I lodhur nga hallet, ministri i Ramës qahet se s'bën dot pushime
Në një kohë që shumica e deputetëve kanë nisur muajin e tyre të pushimeve, kjo ditë nuk ka ardhur ende për ministrin Damian Gjiknuri, i cili ka dhe një tjetër merak, njerëzit nuk e lënë të qetë.

Ministri Damian Gjiknuri duket i pakënaqur nga pushimet kjo për shkak se ende nuk i ka nisur. Por jo vetëm për këtë shkak. Gjatë një interviste për televizionin lokal "6+1" në Vlorë, Gjiknuri është shprehur se njerëzit kur e shohin në plazh e ndalojnë për të "qarë hallet" e tyre.

Gjiknuri ka deklaruar:

Unë pushimet si gjithmonë i bëj në zonën e bregut, pasi që i vogël e kam pëlqyer shumë bregdetin e Vlorës.

Kemi dhe anën tjetër ne politikanët, me atë në thonjëza famën që kemi, në qoftë se do të quhet e tillë, që nuk na lënë dhe rehat të pushojmë.

Se kudo që shkon do takosh një mik, një njeri të interesuar, fatkeqësisht ai tjetri mendon shyqyr që i erdhi rasti dhe nuk pyet për pushimet e tua.

Mërzitesh dhe me njerëzit e familjes që më thonë ke ardhur për punë apo për pushime.

Ne kemi nevojë që të kalojmë sa më shumë kohë me familjen, që të rikuperojmë mungesat e vitit.

Si duket Gjiknuri është shqetësuar shumë nga hallet e popullit. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2018, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori