I lidhën me çarçaf dhe i goditën me çekiç! Të moshuarit në Himarë tregojnë tmerrin e grabitjes
Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç, kanë treguar se u dhunuan dhe lidhën me çarçaf nga grabitësit. 85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Ai thotë se hajdutët në momentin që ishin futur në banesë u thanë që të mos tremben se ishin policë dhe se kishin ardhur për të bërë një kontroll, por kur bënë rezistencë u goditën me çelës dhe çekiç. Kolo Proto tha se iu lut autorëve të mos i torturonin por më mirë t’i vrisnin.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar. Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë.
Shtuar më 07/07/2019, ora 23:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori