Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për “Pjesëmarrje në oraganizatat
kriminale me objekt
trafikimin e
drogës së
llojit kokainë”.
I arrestuari është Amarild Tole, ishte dërguar urdhër-arresti nga Gjykata e Torinos në
Itali, pas përfshirjes në një prej bandave të trafikut të
drogës.
“Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Torinos,
Itali, ka dërguar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin drejt shtetit Italian, për veprat penale.
“Pjesmarrje në oraganizatat
kriminale me objekt
trafikimin e
drogës së
llojit kokainë”, parashikuar nga Nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian”, shkruhet në njofitmin e policisë. 32-vjeçari do të ekstradohet në
Itali. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2017,
ora 13:28