I kërkuan të "arratisej", i merret pasaporta Marsida Qatjas

Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve që u bë u “mollë sherri” për përplasjen me armë në banesën e saj në Kavajë, ku u vra Dritan Haxholli dhe u plagos polici Bledar Toçi, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale, që sipas saj, ja dërgon bashkëshorti, që ndodhet në burg në Gjermani.

Por kjo nuk është pritur mirë nga prokuroria e cila ka vendosur t'i marrë pasaportën 30-vjeçares.

Tashmë ndaj saj është regjistruar procedim penal pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj dhe ka kërkuar detyrim paraqitje, por gjykata ende nuk ka dhënë vendim për masën e sigurisë. Seanca pritet të mbahet sot.

Gjithashtu në Prokurori Qatjas i është kërkuar të mos flasë më në media për ngjarjen pasi është person që ka dijeni dhe mund të rrezikojë hetimet.
Shtuar më 17/10/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori