Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
I kërkoi ndihmë e më pas e grabiti, arrestohet i riu nga Tirana
Policia ka vënë në pranga të riun nga Tiranë i cili grabiti dhe kanosi ne Pukë emigrantin te cilit i mori portofolin me para.

Me datë 24.08.2017, është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi M. N, banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qënë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke.

Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e menjëhershme, si dhe me datë 06.09.2017, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit Nr. 3 Tiranë, u bë ndalimi dhe vendosja para përgjegjësisë ligjore e shtetasit :
Emirjon Nikja , 20 vjeç, banues në Tiranë, i denuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” “Kanosja” parashikuar nga neni 139 e 84 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2017, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori