Debate të ashpra me ministrin Çuçi, zbardhen prapaskenat e shkarkimit të Gledis Nanos

Dorëheqja  e Gledis Nanos u përfol disa ditë më parë ne media, ndërsa ditën e djeshme ministri Çuçi njoftoi shkarkimin.

Duket se deri tek marrja e këtij vendimi nuk ka qenë një rrugë e thjeshtë, ndërsa gazetarja Lala ka zbardhur prapaskenat e këtij shkarkimi.

Lala shprehet se ditët e fundit ka pasur debate të ashpra mes Nanos dhe Çuçit.

“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra.

Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta. Për këto dy arsye përplasjet mes tyre kanë qenë tepër të forta”, tha Lala./albeu.com