I këputën varësen e floririt nga qafa, Policia arreston tre të rinj në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga tre person atë cilët akuzohen se i kanë vjedhë nga qafa varësen e floririt një qytetari.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se shtetasit i vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorët.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt.

Njoftimi i plotë

Sot, rreth orës 02:35, pronari i një subjekti piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil.

Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K.

Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në përfundim të veprimeve, arrestuan shtetasin H. T., 28 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe shtetasit P. Ll., 29 vjeç dhe K. V., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtuar më 15/12/2020, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori