I kapet kokainë e armë zjarri, arrestohet “i forti” i Shkodrës (VIDEO)
Pëlqej
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas gjatë një operacioni në këtë qytet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se janë sekuestruar kokainë, armë zjarri, municion luftarak e sende të tjera.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,

Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:

L. K. 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,

Arrestimi i shtetasit A.Sh u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L.K për të blerë lendë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Sh ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori