I kapën në kasolle duke tradhtuar, detaje tronditëse nga masakrimi i 35 vjeçarit në Tiranë
Arben Gjeci u masakrua gjatë mbrëmjes së djeshme me mjete të forta dhe më pas ndërroi jetë në QSUT.

Atij i kushtoi jetën lidhja jashtëmartesore me një 20 vjeçare nga fshati Zall Bastar.

35-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga burri dhe vëllai i 20-vjeçares, me të cilën ishte takuar mbrëmjen e së enjtes pranë banesës së familjes CaniZall Bastar.

Por vëllai i saj E.Cani dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin.

Fillimisht ngjarja është raportuar si aksidentale, sikur Arben Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi, por 4 plagët në kokë dhe disa dëshmi në fshatin Zall Bastar zbuluan krimin.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, 31-vjeçarin E.Cani. Bashkë me autorin e arrestuar është edhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj përplasje.

Gjithashtu u arrestua edhe burri i saj pasi përveçse ka fshehur ngjarjen në banesë i është gjetur edhe një sasi kanabisi.
Shtuar më 26/01/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori