I kanë vdekur 8 djem, babai fton vajzën për t'i kërkuar falje pasi e ka goditur...(FOTO LAJM)

Të humbësh 8 fëmijë është një tragjedia më e madhe për dy prindër të cilët luftojnë që një ditë të ndërtojnë fëmiljen e tyre.

Një baba nga Korça ditën e sotme ka marrë pjese të “Ka një mesazh për ty” ku ka ftuar të bijën, vajzën e vetme të familjes.

Ai në jetën e tij ka humbur 8 djem dhe të gjithë jetën ja ka kushtuar vajzës së tij, ku sipas tij nuk i thotë jo për asgjë.

Pas fatkeqësisë me 8 djemtë që sot nuk i ka, Niko u bë baba me Evën, të cilës nuk i thotë dot "jo" për asgjë, ndërsa tregon atë çfarë ka ndodhur kur vajza ishte në klasë të shtatë.

Vajza ishte në klasë të 7-të asokohe. Kisha dalë nga puna dhe shoh në rrugë vajzën time dhe shoqet e saj, që kishin lidhur bluzat në bel. Iu afrova dhe e godita", rrëfeu ai, duke shtuar se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e qëllonte vajzën e tij.

Ndaj e ftoi në studio për t'i kërkuar falje, ndërsa vajza i tha se nuk e mbante mend fare këtë ngjarje dhe mes lotësh janë përqafuar./albeu.com/





Shtuar më 19/02/2017, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori