"I kam marrë masat, jam gjithnjë 3 hapa para", Rama zbulon skenarin
Kryeministri Rama ndodhej në Berat për vijimin e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore kur presidenti Meta deklaroi se ka vendosur të shfuqizojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor. Fillimisht ai tha se Presidenti ka bërë gabim dhe se këto zgjedhje do të mbahen në këtë datë.

Ndërsa nuk e ka fshehur irritimin për këtë vendim ai është shprehur se e priste gjithsesi dhe se:

"Ne jemi gati dhe i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë shumë me këto lëvizje që bëjnë bëjnë se unë jam gjithnjë tre lëvizje para. Edhe një gjë të fundit.

Kur i shikoni që bërtasin, se unë i njoh mirë për fat të keq, mos harroni asnjëherë që bërtasin nga frika e tyre Ata kanë frikë të madhe dhe nuk kanë faj, janë të paaftë, dembelë dhe të pabesueshëm. Nga frika e tyre do treten.", u shpreh kryeministri.
Shtuar më 08/06/2019, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori