Tre infermiere dhe një sanitare në spitalin Covid 2, kanë dalë sot përpara gjykatës, pas komunikimeve që janë zbuluar mes tyre dhe Tire Alldervishit, lidhur me çështje të mitmarrjes dhe mashtrimit.
Ndërsa prokuroria ka
kërkuar masën
arrest me burg për 4 gratë, avokatet e tyre kanë
kërkuar arrest shtëpie.
Për avokaten e Shqerije Koçit,
klientja e saj e ka patur të njohur personin për të cilin interesohej dhe bakshishi është dhënë me dëshirën e tij.
“
Klientja ime e ka pas njeri të njohur Muhametin që përmend me Tiren, pasi vazja e Sheqerijes punon në biznesin e zotërisë. Muhameti i ka dhënë vetë bakshish Sheqerijes për kujdesin dhe me dëshiren e tij, nuk i është
kërkuar nga
klientja ime. Sheqerija është e vetmja, e cila është në punë. Kërkoj masen e sigurisë
arrest në shtëpi. Personi nën hetim do të japë kontributin e saj per të ndihmuar drejtësinë”, u shpreh avokatja.
Ndërkohë, avokatja e infermieres Mira
Bushi, tha se
klientja e saj ka një problem me këmbët dhe duke qenë se ka edhe babain të sëmurë, ka
kërkuar arrest shtëpie.
“Dakord për ligjshmërinë e arrestinit, por nuk jemi dakord me me masën
arrest me burg, pasi zonja Mira
Bushi nuk rrezikon të prish provat, nuk ka kryer vepër penale dhe nuk është e rrezikshme në shoqëri. Nuk ka elementë në dosjen e prokurorit që ta përfshijë zonjën
Bushi në kryerjen e veprës penale te mashtrimit. Mira ka qenë e shtruar për dy muaj në spital për pneumoni për shkak të covid. Mira ka nje problem me këmbët, që nuk ecën dot shumë mirë. Kërkoj për Mirën masën
arrest në shtëpi, duke qene se ka edhe babin e sëmurë”, u shpreh avokatja.
Shtuar më 10/02/2021,
ora 13:40