Familjarë, të afërm, miq, personalitete të kulturës e politikës i dhanë sot lamtumirën
Artistit të Popullit, violinistit Ibrahim
Madhi.
Disa nga krerët e politikës shqiptare zhvilluan
homazhe tek Akademia e Arteve.
Kreu i opozitës Lulzim Basha:
“Përtej fjalëve që mund të thotë gjithkush prej nesh për humbjen, kjo shfaqet sot dhe në radhët që janë sot këtu për ti dhënë lamtumirën
artistit të madh, reflektohet qartë dëshpërimi që ata ndajnë për këtë humbje të madhe në fushën e artit. Unë në emrin tim e Bashkisë së Tiranës përulem para veprës së këtij njeriu të palodhur që u bë simbol i integritetit frymëzimit për artin për brezat e ardhshëm. I lutemi Zotit të prehet në paqe!”.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta:
“Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për këto figura sepse nuk janë të zakonshme, ne e dimë shumë mirë që arti nuk cmim dhe vlerë. Artistët janë të jashtëzakonshëm”.
Madhi u nda nga jeta dje, në moshën 69- vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme, si solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 14:52