I infektuar prej ditësh, gazetari i njohur shqiptar mposht me sukses COVID-19
"Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale."

Moderatori Bledi Strakosha ka fituar betejën me koronavirusin pas 10 ditësh izolimi në shtëpi. Në një shkrim të bërë publik në Facebook, tha se nuk ishte e lehtë, por më pak e vështirë se lufta e atyre që janë të shtruar në spitale.

Teksa falënderon mjekët dhe këdo që i ka qëndruar afër, Strakosha i bën thirrje të gjithëve që të bëjnë kujdes pasi sipas tij “virusi do bëjë të vetën”.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.

Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale.

Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim .

Faleminderit familjes sime. Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo.

Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën
Shtuar më 08/08/2020, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori