I infektuar me COVID-19, Rakacolli zbulon gjendjen shëndetësore të mjekut Pipero
Mjeku infeksionist, Pëllumb
Pipero ishte ndër të
parët që mori
dozën e
vaksinës anti-covid të Pfizer, por u infektua me koronavirus dy javë më pas.
Ndërkohë, zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një intervistë për “Ora News”, Rakacolli pranoi se mjeku
Pipero është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndër të tjera, ajo sqaroi se marrja e
vaksinës nuk do të thotë imunitet ndaj virusit.
Mira Rakacolli:
Doktor Pëllumbi është infektuar, por është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Infektimi i tij pasi ka bërë
dozën e parë të
vaksinës nuk është rasti i shkëputur nga historia e vaksinimit mbarëbotërore. Nuk është një proces i papritshëm ose i painterpretueshëm elektronikisht.
Është diçka që mund t’i ndodhë kujtdo që bën
dozën e parë të
vaksinës dhe që është një shembull konkret i asaj që themi vazhdimisht, pra që edhe pasi ke bërë
dozën e parë të
vaksinës, duhet të vazhdosh të ruhesh njësoj dhe ti marrësh njësoj masat e përkujdesjes si edhe më parë.
Pas dozës së parë të
vaksinës ka reaksione individuale ndaj
vaksinës. Vetë vaksina fillon ti zhvillojë antitrupat më vonë”.
Shtuar më 01/02/2021,
ora 22:14