I hynë në lokal dhe e dhunojnë, plagoset polici në Fier
Disa persona ende të paidentifikuar janë futur në lokalin e një polici dhe e kanë rrahur atë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Fier.

Nga raportimet e para mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në lokal dhe kanë goditur me sende te forta në kokë e trup shtetasin B.M., 50 vjec.

50-vjeçari është efektiv i komisariatit të policisë Mallakastër dhe është dërguar në spitalin e Fierit. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori