I hoqi reçipetat dhe i futi duart në vend intim anglezes, habit deklarata e shqiptarit
Pëlqej
Bëri bujë në media pak ditë më parë lajmi se një shqiptar është arrestuar në Greqi pasi i kishte hequr reçipetat dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me një angleze.

21-vjeçarja tha në departamentin e policisë së Rodosit se shqiptarin e kishte njohur në një bar të ishullit. Kur ishin ndodhur në pishinën e barit, 31-vjeçari i kishte hequr reçipetat anglezes, kishte nisur ta prekte në zonat intime dhe tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me të, por ajo e kafshoi në dorë dhe u largua.

Mediat bëjnë të ditur se sot shqiptari është liruar nga autoritetet greke dhe gjykata e Rodosit vendosi që hetimet të vijojnë në gjendje të lirë.

Ndërkohë 31-vjeçari shqiptar i ka mohuar akuzat duke u shprehur se ishte thjesht duke luajtur me 21-vjeçaren dhe ja kishte hequr reçipetat aksidentalisht.

Shtuar më 21/08/2018, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori