I hoqën mandatin, reagon për herë të parë Aqif Rakipi
Pasi KQZ vendosi heqjen e mandatitdeputetit Aqif Rakipit, ka reaguar për mediat ky i fundit.

Rakipi e quan të turpshëm vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit si deputet i PDIU-së

Ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”, shkruan Ora News.

Ky reagim erdhi pak minuta pasi KQZ mori vendim me 5 vota për të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatitdeputetit, për Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipin.

Prokuroria kërkoi heqjen e mandatit pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori