I hetuari për vrasjen e kryekomisarit: Gjeni autorin!
Një ditë më parë i ka shpëtuar një atentati me tritol dëshmitari i fundit që është gjallë, si autor i dyshuar për vjedhjen e makinës që u përdor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë shpërthyer një sasi lënde eksplozive në automjetin e Gentian Bejtjes, vetëm pak çaste pasi ai kishte dalë nga banesa.

Dëmtimet kanë qenë të lehta, e kryesisht në pjesën e këmbëve, por deklaratat e tij në polici nuk i kanë dhënë ndihme përparimit të hetimeve.

“Nuk kam konflikte me njeri dhe as nuk kam pasur. Nuk e di kush mund ta ketë bërë. Gjejeni ju autorin”, ka thënë 35-vjeçari nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Gentian Bejtja së bashku me Enver Stafukën, të dy nga fshati Larushk i Fushë-Krujës, u akuzuan për vjedhjen e makinës tip “BMW”, që u përdor për atentatin e kryekomisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj, më 24 shkurt 2013, por që të dy u liruan nga akuzat. /albeu.com/


Shtuar më 20/09/2016, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori