Korrupsion dhe favorizim të pushtetarëve në Pogradec, ILD kërkon shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka propozuar shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokona, i cili akuzohet për korrupsion dhe favorizim të pushtetarëve në Pogradec.

Nga ana tjetër, KLP ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën ndaj tij për këto shkelje të rënda ligjore.

Në tetor të 2020-ës kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e tij pasi kishte konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.

Kokona i ka mohuar këto akuza duke thënë se sulmi ndaj tij është orkestruar nga një avokat dhe një anëtar i këshillit të lartë të prokurorisë./albeu.com


Shtuar 20.10.2021 20:42