I hëngri byrekun, djali rreh babain
Gjykata e Tiranës lëshon urdhër mbrojtjeje për të moshuarin M. Mustafaj i cili është keqtrajtuar nga djali i tij 24-vjeçar derisa të moshuarit i ka rënë të fikët.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Farkës ku shkak i këtij sherri në familje ka qenë se i moshuari i kishte ngrenë pjesën e byrekut të djalit të tij.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, rasti i paprecedentë ka ndodhur në familjen Mustafaj, ku shtetasi M. Mustafaj si pasojë e këtij “gabimi” është keqtrajtuar nga djali i tij A. Mustafaj, derisa të moshuarit i ka rënë të fikët.

“...Unë kam 2 djem, që janë ndarë nga unë me letra. I pari ka shtëpinë 3 katëshe të mbarume. As nuk e suvaton, as nuk e rregullon. Me të parin kam urdhër mbrojtje. Me të dytin A..., kam problem të vazhdueshme. Më datën 18 mars 2014, nusja e djalit të madh ka bërë byrek. Ai u çua në mëngjes më tha: “...Më ke ngrënë fliten e byrekut...” Natën tjetër ka ardhur në 11:30 të darkës ka thyer derën. Më rrahu me shkelma, me grushta. Më ka lënë pa ndjenja. Pastaj lajmërova policinë. Kjo është hera e fundit, por ka edhe raste të tjera...”, citohet te kete thene 62 vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2014, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori