I hedh helm vjehrrës në gotën e kosit, kush është 19-vjeçarja e arrestuar
Një tentativë për vrasje është shënuar në Durrës ku një nuse vetëm 19-vjeçare ka tentuar të helmojë vjehrrën e saj pasi i ka hedhur në gotën e kosit helm.

Mësohet se Elda Tanushi kishte vetëm 4 muaj që ishte martuar dhe kishte hyrë nuse në banesën ku ndodhi ngjarja.

Ajo jetonte vetëm me prindërit e burrit, pasi i shoqi i saj ishte emigrant në Greqi.

Pasi kishin zyrtarizuar martesën dhe e kishte marrë në shtëpi, ai ishte sërish në emigrim duke ia besuar nusen prindërve të tij.

Marrëdhënia mes tyre ka qënë shumë e vështirë gjë e cila arriti kulmin me veprën e rëndë penale që po kryente 19-vjeçarja.

Njoftimi i policisë

“Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil)”- njoftoi me heret policia e Durresit. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori