Hynte në telefonat e qytetarëve duke iu vjedhur të dhënat, arrestohet 45 vjeçari
Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet se ndërhynte në telefonat e qytetarëve dhe komunikonte në emër të tyre në aplikacionet e shkëmbimit të mesazheve.
Operacioni policor i koduar “Hija”, u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë
Kriminale në Policinë e Shtetit.
“Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën
kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës
kriminale për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave
kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet
kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat
kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi i huaj:
B. P., 45 vjeç (Për arsye
hetimore nuk jepen të dhëna të tjera). Ky
shtetas dyshohet se ka konsumuar veprat penale të përmendura më lart.
Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky
shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.
Pas
këtij veprimi, ky
shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta
shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij
kompjuterike.
Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të
këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të
këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë
shtetas.
Materialet
hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme
hetimore dhe procedurale.
Shtuar më 10/10/2020,
ora 09:33