I grabitën BMW luksoze në Durrës, pronari ofron shpërblim
Mbrëmjen e djeshme në Durrës është grabitur një BMW luksoze.

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur lokalin dhe automjetin tip “BMW X5” të një shtetasi në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit.

Pronari i lokalit dhe i automjetit ka shkruar dhe kërkon ndihmën e shqiptarëve për të gjetur makinën.

BMW është me targa AA 011 UU ngjyrë e zezë.

Pronari shprehet se kush jep informacion do të shpërblehet.

Shtuar më 27/03/2020, ora 13:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori