I gjithë rrjeti kundër Veliut, "plasin" memet për kreun e Policisë së Shtetit (FOTO LAJM)

Reagimet për deklaratën e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut për nënën e 15 vjeçarit të dhunuar nga Policia te Liqeni, kanë qenë të shumta.

Ai publikoi një video me armë në dorë të kësaj të fundit, video që në fakt është xhiruar për një film dhe e quajti familjen e saj problematike, gjë që sipas tij e justifikonte dhunën ndaj adoleshentit.

Nga figurat publike, te artistët dhe deri te faqet e humorit në Instagram, deklarata e Veliut është sulmuar ashpër duke u konsideruar një deklaratë e turpshme dhe e ulët.

Për më tepër mund të ndiqni galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2020, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori