“I gjeta derrat të shtruar në alkool”, Noka shpërthen ndaj policisë
Thuajse 20 protestuas janë shoqëruar nga Policia e Shtetit ditën e sotme.

Për këtë arsye deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të marrë përgjigje.

Por sipas tij ai i ka gjetur policët duke pirë.

“Kemi një orë këtu pa asnjë përgjigje. Kur u ngjitëm sipër, me gjithë tentativat për të penguar fizikisht deputetët, gjetëm kupolën e policisë. I gjetëm si një tufë derrash me uiski, Red Bull e kishin shtruar. Gjithçka është filmuar. Ne na lanë në pritje pa na sqaruar.

Policia e Shtetit që duhej t’i shërbente qytetarëve, ishte duke u zhgërryer jo në llucë, por në uiski e red bull e vodka. Gjoja ata po kryenin punën.

Dhunë nuk ka pasur, kjo ka qenë protesta më e madhe dhe më qytetare në këto vite të demokracisë. Njerëzit kanë shfryrë për qeverisjen Rama, për gjendjen. Sqarime? Do t’i marrin ata shumë shpejt. Qytetarët do t’ia japin.”, tha Noka për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 22:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori