E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
E FUNDIT/ Kapet një pajisje përgjuese në portin e Durrësit
Një shtetas italian është ndaluar ditën e djeshme në portin e Durrësit, pasi i është gjetur një pajisje e dyshimte.

Ai po nisej për Itali kur u ndalua dhe mësohet se kishte qendruar pak ditë në Durrës.

Italiani me iniciale G. I. tha se pajisja maste cilësinë e ujit, por Policia ka dyshime të forta se ajo është një pajisje përgjuese.

Pyetjes se nuk u kontraktua për këtë sipërmarrje, ai nuk iu përgjigj.

Policia po mban të shoqëruar shtetasin italian i cili gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri ka qenë i shoqëruar nga një vajzë italiane.

Tashmë pajisja është dërguar për ekspertizë pranë laboratorit shkencor dhe priten rezultatet. /albeu.com/

Shtuar më 04/12/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori