I gjejnë filmin e famshëm në shtëpi, ku u frymëzua Admir Murataj për grabitjen? (FOTO LAJM)

Vijojnë hetimet në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas ditë më parë.

Hetimet për të rënë në gjurmët e grupit kriminal janë shtrirë edhe në Kosovë. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47-vjeçari është fshehur atje.

Çështja duket se ka nxjerrë të tjera detaje, pasi gjatë një kontrolli në vilën e Admir Muratajt janë sekuesturar në cilësinë e provave materiale mjaft CD me filma për grabitjen e bankave. Mes këtyre CD ishte edhe filmi më i famshëm “Point Break”.

Murataj nuk ka qenë i vetëm në këtë grabitje. Një ish-komando mendohet se ka qenë pjesë e kësaj grabitjeje, duke iu referuar lëvizjeve tepër profesionale me armë që bënte në videon e publikuar gjatë momentit të grabitjes.
Shtuar më 19/04/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori