I gënjeu e sëmura, i gjithë stafi i spitalit të Beratit në karantinë
Koronavirusi ka paralizuar vendin, ndërkohë deri tani janë zyrtarisht 33 shtetas të infektuar nga COVID-19.

Një ndër problemet më të mëdha në Shqipëri është se të prekurit nuk tregojnë se kanë histori udhëtimi në vendet e infektuara, si Italia.

I tillë është rasti në Berat, ky i gjithë stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi.

DETAJET:

Një mjeke nga lagjia "Kala", një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen ‘Çlirim’, ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë.

Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.

Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se, kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1-javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur ‘Jo’.

Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafi mjekësor ka mësuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë; fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes.

Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetëizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2020, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori