Temperaturat
ekstreme dhe acari kanë përfshirë Evropën Lindore dhe Ballkanin javët e fundit.
Ndërkohë që temperatura
ekstreme rekord janë regjistruar edhe në
Shqipëri duke bërë që edhe rrjeti "CNN" të sjellë si
shembull acarin që përfshiu Librazhdin së fundmi.
Gjatë pasqyrimit të motit prezantuesja sjell Shqipërinë si
shembull i një vendi që u përfshi nga i
ftohti i pazakontë dhe tregon një foto nga Librazhdi ku uji i ngrirë dhe ka krijuar forma të çuditshme nëpër pemë.
Moderatora përmend gjithashtu se si pasojë e të ftohtit ekstrem në
Shqipëri kanë ngrirë dhe më pas plasur edhe tubat. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2017,
ora 19:11