I fshehu paratë e drogës nën jastëk, kapet i riu shqiptar
Pasditen e djeshme u arrestua nga policia Italiane në Alba Adriatica, një 21-vjeçar shqiptar nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimi.

Agjentët e policisë kanë gjetur të fshehurapapafingo, një kuti të bardhë në të cilën ndodheshin 62 gram kokainë, si dhe substanca të tjera që përdoren për përzierjen e drogës.

Në shtëpinë e 21-vjeçarit u gjetën dhe 1.200 euro të fshehura nën dy jastëkë të një krevati që gjendej po në papafingo.

Mediat lokale duke cituar dëshminë e shqiptarit në polici, raportojnë që paratë e gjetura në papafingo, vijnë nga shpërndarja e drogës.

Ndaj të riut shqiptar është vënë masa e sigurisë e "arrestit shtëpiak"./albeu.com/
Shtuar më 19/07/2016, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori