I "forti" sfidon policinë dhe kalon disa semaforë të kuq në Tiranë
Pëlqej
Policia e kryeqytetit arrestoi 26-vjeçarin Enea Gj. pasi nuk i është bindur urdhrit të forcave të rendit për të ndaluar duke shkelur ndërkohë disa herë semaforin e kuq.

Në përfundim, ai ka goditur edhe një mjet që ishte i parkuar duke rënduar edhe më tej gjendjen e tij.

Njoftimi i policisë

Enea Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi në Sheshin ”Nënë Tereza”, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë J. T. dhe E. H., 27 e 37 vjeç, për të ndaluar mjetin.

Ai është larguar, duke kaluar disa semafor me të kuq, si dhe gjatë ecjes në kryqëzimin e rrugës ”Jordan Misja”, me rrugën ”Asim Vokshi”, ka goditur mjetin e parkuar tip ”Renault” me targë duke i shkaktuar dëme materiale.

Ai akuzohet për veprën penale parashikuar nga nenet 236, 242, 273 e 150 e 274 të Kodit Penal.

Shtuar më 17/07/2017, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori