I fejuari po i mësonte makinën, si humbi jetën maturantja në Borsh
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Borsh akoma nuk është kapërcyer nga banorët.

Një vajzë vetëm 18 vjec, maturante ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Analuiza Duro ndodhej në makinë bashkë me të fejuarin e saj, Robert Dhuli, 19 vjeç kur ndodhi aksidenti pasi vajza po pwrpiqej tw mwsonte makinwn.

Fatkeqsisht mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal kullues ku vajza gjeti vdekjen.

Në momentin që makina ra në ujë, 19-vjeçari ka arritur të dalë, por e ka pasur të pamundur të shpëtojë të fejuarën, e cila për pasojë është mbytur. Pavarësisht se ai kërkoi ndihmë te banorët, të cilët njoftuan edhe Policinë dhe zjarrfikëset, për vajzën 18- vjeçare ishte shumë vonë. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori