I dyshuari se kishte pistoletë, gjykata liron protestuesin
Shtetasi Gjin Ndreu i arrestuar më 21 janar nën dyshimin se kishte me vete një armë tip pistoletë është liruar sot nga Gjykata e Tiranës. 34 vjeçari nga Shkodra ka marrë masën e detyrim-paraqitjes pasi gjatë seancës ai deklaroi se nuk mbante armë me vete por çadër.

Pas arrestimit të Ndreut ishte drejtori i policisë së kryeqytetit ai që në një komunikim me median deklaroi që ishte ndaluar ky person dhe se ai mbante armë pistoletë me vete. Policia paraqiti edhe disa foto ku tregohej sipas tyre fakti që personi mbante pistoletën në brez.
Shtuar më 24/01/2011, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori