Gjatë natës nis dëbora, si do të ndryshojnë kushtet e motit orët në vijim (HARTA LIVE)

Shqipëria gjatë orëve të fundit ndodhet nënë presionin e kushteve atmosferike të ftohta, çka ka sjellë ulje temperaturash si dhe reshje shiu në të gjithë territorin.

Përgjatë orëve në vijim pritet të rritet intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Ndërkohë që gjatë natës në zonat malore pritet që të ketë reshje në formë dëbore.

Koha e vranët e shoqëruar me reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë pritet të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme.


Shtuar 9.01.2023 16:40