I dyshuari jeton 3 km larg, pse u ekzekutua 50 vjeçari në Fier para syve të gruas
Teksa arsyet e krimit të rëndë mbeten ende mister,
autori i dyshuar, Fatmir Hoxhaj i cili qëlloi për vdekje shtetasin Ahmet Toska më 26 tetor mësohet se
jeton rreth 3 kilometra larg.
Vëllai i viktimës, Engjëll Toska shprehet jashtë kameras se nuk e
njeh autorin e dyshuar. As bashkëshortja e të ndjerit, thotë ai nuk e
njeh të akuzuarin.
Në momentin kur është
qëlluar autori ka qenë i veshur sportiv me kapuç dhe me maskë Covidi.
Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka
qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë ndonjë fjalë. Ai ka shtuar se nuk kanë probleme me asnjë, as hasmëri, as punë pronësie.
Mësohet se banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Në lagje pak e njohin mirë, por e përshkruajnë si njeri të qetë.
Shtuar më 15/11/2020,
ora 15:05