Nishani për protestën: Donin të infiltronin individë jashtë policisë
Ish-presidenti Bujar Nishani teksa ka komentuar protestwn e opozitws, ka deklaruar se reagimi i policisë ndaj masës së protestuesve është një akt i rëndë penal.

“Unë jam i bindur se do të vijë dita që ai akt do të hetohet. Unë kam qenë ministër i brendshëm në një moment delikat atë të pas zgjedhjeve të 2009. Të gjithë e mbajnë mend protestën që bënte opozita e asaj kohe, pushtet sot, para KQZ. I kemi parasysh si deputetët i hidheshin sipër policisë.

Nishani u shpreh më tej se ai zotëron informacion se ka pasur një tentativë për të infiltruar individë jashtë policisë së shtetit nën unifromën e policisë.

“Në informacionet e mia sot, brenda radhëve të policisë së shtetit, ka një situatë problematike. Në tërësi punonjësit e policisë që e ndjekin situatën politike, ka një dekurajim të madh nga mënyra se si pushteti po kërkon ta përdorë policinë e shtetit apo tentativë për të infiltruar edhe individë jashtë policisë së shtetit nën uniformën e policisë së shtetit.

Dhe ato koka të nxehta që tentojnë të bëjnë këto akte unë them të tërhiqen sa më parë sepse këto nuk kanë funksion as kur ka qenë diktatura dhe jo më tani kur pushteti është në prag të ndryshimit dhe të ndërrimit të poltronëve”, u shpreh ish-presidenti. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori