I doli në mbrojtje të ëmës pasi po dhunohej nga i ati, shqiptari rreh dhe të birin
Policia italiane e Compagnia di Riccione ka
arrestuar një shqiptar pasi ushtroi dhunë në
familje.
50 vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe është cilësuar si autori përgjegjës për plagosjen e rëndë kundër djalit të tij 20-vjeçar.
Hetimet vërtetuan se burri ishte në kulmin e një mosmarrëveshje për arsye banale me gruan dhe
shqiptari dyshohet se sulmoi djalin e tij, pasi ky i fundit mbrojti nënë e tij, e cila dhunohej vazhdimisht nga burri.
Pas mbërritjes së policisë i riu, i cili kishte marrë disa grushte në fytyrë u transportua në spitalin e Riçione me fraktura serioze në fytyrë. Ndërsa
shqiptari është
arrestuar dhe tashmë i nënshtruar procedurës
penale për ushtrim dhune në
familje, vepër
penale me të cilën është njohur që në 2018.
Shtuar më 03/03/2020,
ora 15:59