I doli kundër PD e PS, Rudina Hajdari shkarkohet nga Këshilli Politik
Deputetja Rudina Hajdari nuk wshtw mw pjesw e Kwshillit Politik!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka shpërndarë në mediat sociale një video, ku dëgjohet deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti, teksa zbulon se Rudina Hajdari nuk është më pjesë e Këshillit Politik.

Sipas Shmetit, Hajdari nuk është më kryetare e grupit demokrat që ka qenë deri më parë, ajo është zëvendësuar nga ai grup dhe si e tillë ka humbur edhe vendin e pjesëmarrës në Këshillin Politik.

"Rilindja shkarkon Rudina Hajdarin. A është më Rudina Hajdari anetare e Këshillit Politik?

Rilindja permes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anetare e Keshillit Politik.!?"- shkruan Vasili.
Shtuar më 21/09/2020, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori