I dhunuan dhe i thyen celularët, çfarë ndodhi gjatë natës tek Inxhinieria (VIDEO)
Pamje të rënda kanë ardhur nga studentët e fakultetit të Inxhinierisë së ndërtimit, urbanistikës dhe arkitekturës të cilët tashmë po qëndrojnë brenda në fakultet të ngujuar.

Sipas tyre një polic civil i ka thyer mbrëmë celularin, dhe madje edhe i kanë goditur disa studentë në fytyrë.

Studentët deklarojnë se ata nuk i lejojnë as të dalin dhe as të hyjnë studentë të tjerë në fakultetet, si dhe nuk kanë lejuar futjen e ushqimit.

Sipas tyre, aty nuk kanë as ngrohëse dhe se nuk i lejojnë t'i sjellin. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori