I dhunonte vajzën, vjehrri plagos dhëndrrin
Arkiv
Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur nga vjehrri i tij pasi ky i fundit i dhunonte vajzen. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Shkodrës teksa pronari i një lokali ka qëlluar me pistolete mbi Nikolin Nika i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.


Sipas Gazetës Shqiptare plagosja është kryer në ambientet e lokalit “Dubai” në hyrje të qytetit të Shkodrës. Ngjarja është komentuar edhe më shumë në qytet, pasi vjehrri bashkë me dhëndrin kanë qenë bashkëpronarë të këtij lokali. Sipas hetuesve të çështjes, 57-vjeçari Tom Ndoi, paraditen e djeshme kishte nisur t’i kërkonte llogari dhëndrit për keqtrajtimin që i bënte së bijës. Sherret mes çiftit dhe keqtrajtimi sistematik i vajzës nga Nika, ka acaruar Ndoin. Në debat e sipër me dhëndrin, pronari i lokalit “Dubai”, ka nxjerrë pistoletën që mbante pa leje dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur rëndë.

Viktima (baba i dy fëmijëve) është dërguar urgjentisht në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, blutë kanë shkuar në vendngjarje dhe pasi kanë kryer veprimet e para hetimore kanë vënë në pranga Tom Ndoin. Burimet e mësipërme sqarojnë se, autori i krimit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes por ka pritur policinë në lokal.

Gjatë marrjes në pyetje 57-vjeçari është shprehur se, “unë thjesht kam dashur ta tremb dhëndrin. Nuk e di as vetë si u shkreh arma. Është e vërtetë se isha shumë i nxehur”. Ndoi është dërguar në qelitë e paraburgimit në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori