Policia
italiane ka arrestuar një shqiptar pasi dyshohet për trafik kokaine.
Sipas mediave
italiane,
shqiptari është identifikuar si shtetasi M.L., 26-vjeç, banues në
Ravenna.
I riu ishte nën vëzhgimin e policisë, pasi disa kohë më parë ishte vërejtur duke i dhënë një dozë droge një të droguari në këmbim të disa parave.
Pas kontrollit shqiptarit iu gjetën dhe sekuestruan 6 doza kokainë, materiale për paketimin e saj, tre telefona celularë dhe mbi një mijë euro para cash.
Gjyqtari i
Gjykatës së Shkallës së Parë të
gjykatës Ravenna, pas vlefshmërisë së arrestimit, dënoi shqiptarin M.L., me tetë muaj burg dhe dëbim e tij nga shteti italian.
Shtuar më 25/11/2019,
ora 12:10