I dha kos me helm nuses, reagon për herë të parë dhëndri 20-vjeçar
Vazhdojnë hetimet mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur 3 ditë më parë në Durrës, ku nusja 19-vjeçare tentoi të helmonte vjehrrën e saj.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar për herë të parë bashkëshorti i nuses, vetëm 20 vjeç, Donald Stafa.

“Më lajmëruan për atë që u ka ndodhur nënës sime dhe nuses, por nuk e di ende se si ka ndodhur saktësisht. Kur të kthehem në Shqipëri do ta mësoj të vërtetën. Në momentin që të kthehem nga Greqia mund të flas, por tani nuk kam çfarë t’u them, sepse as vetë nuk e di se çfarë ka ndodhur”,- u shpreh ai gjatë bisedës telefonike, për Panorama.

Donald Stafa është martuar me Elda Tanushin rreth 6 muaj më parë. Ndërsa më 14 maj ai ishte larguar nga Shqipëria duke filluar punë në Greqi.

Martesa e tyre ishte bërë me mblesëri, pasi dy të rinjtë nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin. Ai me familjen e tij jetojnë në fshatin Likesh të Shijakut, ndërsa vajza e familja e saj në fshatin Zall-Reç, të Dibrës.

Por halla e Elda Tanushit jeton në të njëjtin fshat me familjen e dhëndrit dhe ajo kishte ndërhyrë që të bëhej kjo martesë. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori