I dha fund jetës mes lokalit, zbulohet arsyeja pse biznesmeni në Korçë mori vendimin tragjik
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme në qytetin e Korçës ku një 45-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut në ambjentet e lokalitpronësi të tij.

Mësohet se viktima ishte Viktor Bardhoshi, baba i dy vajzave. Sipas familjarëve, viktima merrte mjekim për depresionin.

Gjithashtu, mësohet se Bardhoshi e kishte hapur lokalin prej disa vitesh por për shkak të depresionit, me të cilin po përballej kohët e fundit, e ka mbajtur mbyllur.

Me anë të kamerave të sigurisë në bizneset pranë lokalit të 45-vjeçarit, po verifikohet nëse në lokal ka hyrë person tjetër përveç pronarit gjatë mesditës e së dielës.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalitpronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Shtuar më 04/11/2019, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori