I dha fund beqarisë, Eliona Pitarka është shtatzënë (FOTO LAJM)

Eliona kishte kohë që kishte pranuar publikisht lidhjen e saj dhe me anë të një postimi në Instagram, aktorja tregoi se i ka thënë "Po" propozimit për martesë.

Por që prej atij postimi në Instagramin e aktores kanë munguar fotot mjaft të populluara të saj me rroba të ngushta apo ekstravagante e madje në fotot e fundit nuk mund të kalohet pa u parë edhe rrumbullakosja e aktores.

Këtë ndjekësit e kanë vënë re menjëherë dhe i kanë uruar shtatzëni të mbarë aktores, e cila si rrallëherë ka zgjedhur të mos përgjigjet.

Por edhe pse nuk e ka konfirumar publikisht, në një prej videove të saj nëpërmjet emoji-ve Eliona le të kuptohet se është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet së shpejti mami./albeu.com/

Shtuar më 27/11/2020, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori