I dha 14 miliard lekë firmës fantazëm, OST reagon pas skandalit

Pëlqej
Pas skandalit me tenderin e Dunwell Haberman Albania në Unazën e Re, ishte shokues edhe fakti që në fakt ky nuk ishte tenderi i vetëm që kjo kompani fantazmë kishte fituar.

Vetëm një muaj më parë kompania “DH ALBANIA” kishte fituar tenderin nga OST, e ndërtimit të linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit.

Pikërisht për këtë ka reaguar OST:

“Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin ‘Te Paekspozuarit’ në News 24, ky institucion ka marre masat per pezullimin e njeanshem te kontratës”, thuhet në një reagim të OST, që është edhe institucioni që ka dhënë tenderin. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori