I dërguari i posaçëm i OKB, Ahtisari, sot në Stokholm diskuton për Kosovën
Albeu.com
Ministria e jashtme e Suedisë ka njoftuar se Marti Ahtisari do të takohet sot në Stokholm me ministren e punëve të jashtme të këtij vendi, Lejla Frailvalds. Temë bisedimesh do të jetë e ardhmja e Kosovës.Përndryshe, është njoftuar se Grupi i Kontaktit dhe kryenegociatori Marti Ahtisari, do të takohen më 16 janar në Vjenë dhe më 31 janar në Londër për të diskutuar mbi çështjen e Kosovës.

Ahtisari dhe zëvendësi i tij, Albert Rohan, pas takimeve në Prishtinë, Bruksel, Beograd, Moskë dhe në Paris patën paralajmëruar se nuk ka më kohë për t'u humbur dhe presin propozimet konkrete edhe të Prishtinës në gjysmën e dytë të janarit.
Shtuar më 06/01/2006, ora 11:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori