I dënuar për vrasje, kush është pjesëtari i grupit të kokainës në Tiranë
3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Ata ranë në pranga për tregtim droge të fortë në formë dozash në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni i koduar “Lapraka”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal të regjistruar në 2019, ka vënë në pranga 3 shtetasit, një ndër të cilët i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen, ndërsa janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë e kokainë, automjet, motor, dorezë metalike dhe aparate celularë.

Të arrestuarit janë:

– A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen)

Ndër personat e arrestuar ishe edhe 45-vjeçari Altin Koçin, i cili sipas policisë rezultonte i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë me pasojë vdekje.

Në fakt, për 45-vjeçarin ky është dënimi i tretë, pasi më parë, veç dënimit për vjedhje me armë me pasojë vdekje, të ndodhur në vitin 1995, krim për të cilin u dënua me 15 vite burg, ai është arrestuar sërish, vetëm pak kohë pas përfundimit të dënimit, për armëmbajtje pa leje, ku ju gjet një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, në qershor të vitit 2015. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori