I dënuar për vrasje, kush e gjeti pa jetë fierakun në hotel?
Një 50-vjeçar nga Fieri, ish-i dënuar për vrasje, u gjet i vdekur në një hotel në Tiranë.

Policia bën me dije se viktima është Ardian Laze dhe ishte akomoduar prej dy ditësh në hotelin që ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryeqytet.

Policia është lajmëruar për ngjarjen nga personeli i hotelit, pasi është konstatuar se klienti nuk kishte shenja jete. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr.3, që kanë nisur menjëherë hetimet.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, shkruan Panorama.

Ndërsa mësohet se ai kishte më shumë se 3 orë që kishte vdekur, para se të gjendej nga personeli i hotelit. Policia i ka marrë ata në pyetje për të sqaruar rrethanat se si e kanë gjetur trupin të pajetë. Mësohet se viktima kishte shkuar në hotel vetëm për një natë dhe të martën në mesditë do të largohej nga hoteli.

Por ai nuk ishte parë të dilte as të hynte dhe kjo i ka bërë të dyshojnë personelin. Njëri prej tyre është ngjitur në dhomën e tij rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe ka konstatuar se 50-vjeçari nuk kishte shenja jete. Për këtë arsye, i ka telefonuar menjëherë Policisë.

Dëshmitarët kanë pohuar se ai ka qëndruar vetëm në hotel dhe nuk është parë ndonjë person tjetër duke u futur në dhomën e tij. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori